Japonia proteston ndaj Rusisë për testimin e raketave pranë ishujve të diskutueshëm

Nga D V
502 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tokio, 21 gusht, Zhurnal.mk – Japonia ka protestuar pranë Rusisë pasi u informua se Moska planifikonte të kryente testime raketash në ujërat pranë ishujve të diskutueshëm, të cilët këtë muaj u vizituan nga presidenti rus, Vladimir Putin.

“Kemi paraqitur një protestë në përgjigje të njoftimit për planin për të kryer një testim rakete“ në brigjet e ishujve Kurile, të cilët Japonia i quan ‘Territoret Veriore’“, deklaroi një zëdhënës i qeverisë japoneze.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, duke cituar Flotën Ruse të Paqësorit, raportoi se Rusia tashmë kishte kryer një lëshim testues të raketës, megjithëse data e saktë e operacionit nuk ishte e qartë.

Sipas Kyodo, marina ruse bëri të ditur se testimi ishte kryer nga një njësi e pajisur me sistemin e raketave bregdetare “Bastion”.

Në manovër u angazhuan gjithashtu kryqëzori “Varyag”, anija kryesore e Flotës Ruse të Paqësorit, si dhe nëndetësja bërthamore “Omsk”, raportoi Kyodo.

Testimi  simulonte një sulm ndaj anijeve armike dhe, sipas Flotës Ruse të Paqësorit, të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën me sukses në një distancë prej të paktën 300 kilometrash.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër