Kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta

Nga Xh M
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 gusht Zhurnal.mk – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara për nesër, do të zbatohet kufizim i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të ministrisë, në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32°C.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të lejohet pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër