Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut sot mbajnë mbledhje urgjente

Nga D V
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 gusht, Zhurnal.mk – Rastet e fundit të vdekjes së punëtorëve në vendin e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë nxitur reagimin e sindialistëve.

Në këtë situatë, Sindikata e Re e KEK-ut ka bërë të ditur se të hënën, më 24 gusht, do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë, për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme lidhur me vdekjet dhe aksidentet e punëtorëve në vendet e punës.

Sipas njoftimit të sindikatës, gjatë mbledhjes do të diskutohet për gjendjen e sigurisë në vendet e punës, shkaqet e aksidenteve, si dhe rastet e punëtorëve që kanë pësuar lëndime apo kanë humbur jetën.

Në rendin e ditës do të jetë edhe përcaktimi i qëndrimeve dhe masave të nevojshme për shtimin e presionit ndaj punëdhënësit, me synim përmirësimin e sigurisë në vendet e punës.

Mbledhja është paraparë të fillojë në orën 08:00, në zyrat e Sindikatës së Re të KEK-ut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër