​Emiri i Katarit uron Presidenten Shiroka Pula: T’i forcojmë më shumë marrëdhëniet

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 08 tetor, Zhurnal.mk – Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e betimit të saj në detyrë.

Në një telegram urimi të publikuar nga Amiri Diwan i Katarit, Emiri i ka uruar Shiroka Pulës sukses në ushtrimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.

Ai ka shprehur gjithashtu dëshirën që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Katarit të vazhdojnë të zhvillohen dhe të forcohen më tej.

“Duke i uruar asaj sukses në përmbushjen e detyrave të saj dhe marrëdhënieve mes dy vendeve më shumë zhvillim dhe përparim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Amiri Diwan.

Urimi është bërë një ditë pasi Justina Shiroka-Pula bëri betimin presidencial. /Kp/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër