Ali Ahmeti për Komandant Kumanovën: Sakrifica e tij mbetet e përjetshme në kujtesën kombëtare

Nga D V
830 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përkujtuar Ismet Jasharin – Komandant Kumanovën, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike.

Ahmeti ka theksuar se emri, vepra dhe sakrifica e Jasharit mbeten të skalitura përgjithmonë në historinë dhe kujtesën kombëtare.

“Koha kalon, por emri, vepra dhe sakrifica e Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës janë të skalitura përgjithmonë në historinë dhe kujtesën tonë kombëtare”, ka shkruar Ahmeti.

Ai e ka cilësuar Jasharin si bashkëveprimtar, mik dhe luftëtar të paepur të lirisë, i cili ndër të parët iu përgjigj thirrjes së Kosovës dhe u rreshtua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Komandant Kumanova nuk luftoi vetëm për lirinë e Kosovës, por për idealin e madh të lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Kontributi i tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrifica sublime për atdheun mbeten testament i atdhedashurisë dhe frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë”, ka deklaruar Ahmeti.

Në fund, ai ka përcjellë mesazhin: “Lavdi e përjetshme Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës! Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër