Ndahen 685 mijë euro për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive të familjeve të cenueshme në Obiliq

Nga D V
563 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Komuna e Obiliqit ka përfituar financim prej 685 mijë eurosh për renovimin dhe rindërtimin e shtëpive të familjeve të cenueshme.

Marrëveshja për Grant për financimin e Programeve të Banimit, në kuadër të projektit “Banimi Social Adekuat”, është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, dhe ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli Dalipi.

Nga shuma totale, 300 mijë euro janë ndarë për programin e renovimit të shtëpive private, ndërsa 385 mijë euro për rindërtimin e shtëpive private për familjet e cenueshme.

Sipas Komunës, përmes këtij financimi synohet përmirësimi i kushteve të banimit dhe krijimi i kushteve më të dinjitetshme për familjet në nevojë.

Komuna e Obiliqit do të jetë përgjegjëse për zbatimin e programeve, përfshirë identifikimin dhe përzgjedhjen e përfituesve, në përputhje me kriteret dhe procedurat përkatëse. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër