Fillon ndërtimi i pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, pjesëmarrës: Mickoski, Kurti, Mexhiti dhe Kasami

Nga D V
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 gusht, Zhurnal.mk – Sot, në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë funksionarë të lartë shtetëror si kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, si dhe bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.

Me këtë akt u shënua fillimi i ndërtimit të fazës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, në gjatësi prej 10,5 kilometrash, e cila do të lidhet me 1,5 kilometrat tashmë të ndërtuar pranë pikës kufitare “Bllacë”. Autostrada do të përfshijë 5 tunele, 8 ura, 11 nënkalime, 4 galeri dhe 9 mure mbajtëse. Punimet do të realizohen nga kompania vendase e ndërtimit “Granit” SHA Shkup, transmeton Zhurnal.

Ky investim është veçanërisht i rëndësishëm sepse lehtëson lidhjen mes Shkupit dhe Kosovës, duke krijuar lidhje më të shpejta drejt portit të Durrësit, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Pra, është në interest ë biszneseve, qytetarëve dhe të gjithëve në dobi të dyja vendeve.

Kujtojmë që, financimi është siguruar përmes një huaje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerë prej 167,6 milionë eurosh, një granti prej 30,82 milionë eurosh nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, mjeteve nga buxheti i NP “Rrugët Shtetërore” për shpronësim, si dhe grante për projektuesit “Hill International” dhe “ADT Omega”.

Projekti pritet të përfundojë brenda katër viteve, duke sjellë një arterie të re rrugore që do të afrojë më shumë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, si dhe do të forcojë lidhjet ekonomike dhe rajonale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër