Manchester City ka përfunduar zyrtarisht nënshkrimin e Ayyoub Bouaddi nga Lille, me lojtarin maroken që ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2031.
Mesfushori 18-vjeçar bëri 96 paraqitje për Lille dhe mori lëvdata të forta në Kupën e Botës të kësaj vere, duke diktuar lojën kundër treshes së mesfushës së Brazilit në ndeshjen hapëse të turneut të Marokut.
Kështu, City u hodh me të gjitha forcat për të nënshkruar me të dhe tashmë ka zyrtarizuar Bouaddin, i cili thuhet se iu ka kushtuar rreth 100 milionë euro.
“Manchester City është i kënaqur që ka përfunduar nënshkrimin e reprezentuesit maroken Ayyoub Bouaddi me një kontratë pesëvjeçare, në varësi të miratimit ndërkombëtar”.
“Mesfushori 18-vjeçar i bashkohet ekipit nga skuadra franceze Lille me një marrëveshje që do ta mbajë atë në stadiumin Etihad deri në vitin 2031”, thuhet në njoftimin e Cityt.
Pas nënshkrimit, edhe Bouaddi është shprehur i lumtur duke e cilësuar ëndërr transferimin te klubi më i mirë në botë.
“Manchester City është, për mua, klubi më i mirë në botë. Është një ëndërr të jem këtu dhe të jem në gjendje ta quaj veten lojtar të Cityt”, ka thënë Bouaddi pas nënshkrimit.
Drejtori i Futbollit, Hugo Viana, vlerësoi “inteligjencën e tij të jashtëzakonshme futbollistike” për dikë kaq të ri, ndërsa trajneri i Cityt, Enzo Maresca, trashëgon një lojtar që tashmë është cilësuar si një nga talentët e rinj më të shkëlqyer në Evropë.
