Viti i ri akademik nis më 5 tetor, Kumbaro: Universitetet me hapësira të reja dhe moderne

Nga D V
558 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Viti i ri akademik 2026–2027 në institucionet e arsimit të lartë do të nisë më 5 tetor deri më 24 shtator 2027, ndërsa universitetet po vijojnë përgatitjet për rikthimin e studentëve në auditore dhe laboratorë.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se në disa universitete viti i ri akademik do të nisë edhe me hapësira të reja dhe të modernizuara për mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

Sipas saj, investimet në mjediset universitare synojnë krijimin e kushteve më të mira për studentët dhe pedagogët, duke mbështetur procesin e studimit, punën kërkimore dhe zhvillimin e kapaciteteve universitare.

Investimet përfshijnë përmirësimin e infrastrukturës dhe hapësirave universitare, me synim krijimin e një mjedisi më funksional për zhvillimin akademik dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër