Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Nga D V
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Anëtari i Kryesisë së Aleancës, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke kritikuar ngecjen e projekteve infrastrukturore në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se në vend që të përurohej autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë-Gjakovë, projekte që sipas tij kanë nisur prej shtatë vitesh, kryeministri bashkë me kabinetin e tij po shkojnë në Maqedoni për t’u mburrur me projekte të nisura gjatë kohës sa BDI ishte në pushtet.

“Kryeministri në detyrë ka harruar detyrën që e ka! Në vend që sot të përurohej autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë-Gjakovë, që kanë filluar që 7 vjet, ai me kabinetin e tij shkojnë në Maqedoni për t’u mburrur me projektet e nisura sa ishte BDI në pushtet”, ka shkruar Haradinaj.

Ai i është drejtuar Kurtit duke i kërkuar që të fokusohet në përfundimin e projekteve në Kosovë.

“Hajde o zotni, e kryej punët e shtëpisë, se e more në qafë këtë vend. Ke premtuar që autostrada e Gjilanit kryhet në vitin 2023”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka kritikuar edhe shpenzimet e Qeverisë, duke pretenduar se janë shpenzuar rreth 25 miliardë euro pa u ndërtuar, sipas tij, “asnjë metër autostradë”.

“Ajo lopatë me zhavor i kushtoi Kosovës 3 milionë tonë qymyr, dhuratë nga ti”, ka përfunduar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër