Prshtinë, 16 tetor, Zhurnal.mk – Punëtorët teknikë të sektorit privat kanë vazhduar protestën për paga dhe zbatimin e pagës minimale, ndërsa kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë, Jusuf Azemi, ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prishtinës për moszgjidhjen e kësaj çështjeje.
Azemi ka thënë se punëtorët aktualisht paguhen rreth 391 euro, ndonëse paga minimale, sipas tij, është 500 euro dhe është dashur të zbatohet nga 1 korriku.
“Ne e kemi një ligj të pagës minimale prej 500 eurosh, ndërsa ne po paguhemi 391 euro. Që nga qershori kemi filluar ta paralajmërojmë komunën se nga momenti i rritjes së pagës, më 1 korrik, duhet të respektohet ky vendim, por jemi në muajin tetor dhe ende nuk po e marrim pagën minimale”, tha Azemi, raporton Telegrafi.
Ai ka bërë të ditur se punëtorët teknikë në shkollat fillore dhe të mesme në Prishtinë janë në grevë që nga 1 shtatori, duke theksuar se po i marrin rreth 350 dhe 390 euro punëtorët.
Borovci ka theksuar se punëtorët janë pjesë e sektorit privat që nga viti 2011 dhe se, sipas tij, nuk kanë përjetuar më parë një situatë të tillë, ku mbeten pa angazhim pas përfundimit të kontratës.
“Ne jemi në sektorin privat që nga viti 2011 dhe nuk ka ndodhur më parë që të mbetemi në rrugë në këtë mënyrë”, ka deklaruar ai.
Ai ka përmendur edhe një rast të ngjashëm në vitin 2014, kur Shpend Ahmeti ishte kryetar i Komunës së Prishtinës, ndërsa Arben Vitia drejtor i Shëndetësisë.
“Në vitin 2014 ka ndodhur një rast i ngjashëm. Për rreth tre muaj na i kishin marrë kompetencat, por në fund na i kishin kthyer pagat”, ka thënë Borovci.
Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk është përfshirë një përgjigje nga kryetari i Komunës së Prishtinës lidhur me pretendimet e ngritura nga Azemi.
