Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Francez

Nga D V
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, me rastin e përfundimit të mandatit të tij diplomatik në Kosovë.

Gjatë takimit, Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e afërta që LDK-ja dhe institucionet e Kosovës kanë ndërtuar me Ambasadën e Francës gjatë mandatit të ambasadorit Guérot. Ai vlerësoi lart angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe kontributin në avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet dhe gjendjen aktuale politike në Kosovë, me theks të veçantë në rëndësinë e funksionimit të institucioneve demokratike, stabilitetit politik dhe perspektivës evropiane të vendit. Kryetari Abdixhiku theksoi se në këtë periudhë, përkrahja e partnerëve strategjikë të Kosovës, veçanërisht e Francës, mbetet e rëndësishme për konsolidimin demokratik të vendit dhe avancimin e agjendës euroatlantike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër