Palatova në takim lamtumirës me Kurtin, përsërit thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve

Nga D V
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 gusht, Zhurnal.mk – Shefja në detyrë e BE-së, Eva Palatova, ka zhvilluar takim lamtumirë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në takim, Palatova, ka përsëritur thirrjen e BE’së, për formimin e institucioneve të Kosovës, dhe tejkalimin e ngërçit politik.

‘’Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e 🇪🇺BE-së për formimin e institucioneve të 🇽🇰Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE.

BE-ja është partneri më i fuqishëm i Kosovës!’’, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër