Yaya Toure shkruan histori si trajner i Slovan Bratislava

Nga D V
1,201 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Trajneri i Slovan Bratislava, Yaya Toure, bëri histori në Ligën e Kampionëve, pasi siguroi kualifikimin në fazën e ligës.

Pasi mposhti Celjen me rezultatin e përgjithshëm 3-2 (1-1, 2-1), klubi sllovak u kualifikua në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve, dhe Toure u bë trajneri i parë afrikan në histori që udhëhoqi një ekip në këtë fazë të turneut.

Më parë, afrikani i parë që drejtoi një klub në Ligën e Kampionëve ishte Emmanuel Egbo. Në vitin 2020, ai ishte në krye të Tiranës, por skuadra shqiptare nuk arriti të kualifikohej për grupe, duke u eliminuar më herët.

Kujtojmë që Toure mori drejtimin e ekipit sllovak në qershor. Për 43-vjeçarin nga Bregu i Fildishtë, kjo është puna e tij e parë si trajner kryesor.

Më parë, ai punoi në akademinë e Tottenham Hotspur dhe ishte asistent i Roberto Mancini me ekipin kombëtar të Arabisë Saudite.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër