Tiranë, 27 gusht, Zhurnal.mk – Zyra e Shtypit e Presidencës ka reaguar lidhur me pretendimet se Alqi Bllako është këshilltar i Presidentit të Republikës.
Në një reagim për mediet, Presidenca sqaron se Bllako nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është këshilltar i Presidentit, ndërsa thekson se ai nuk ka asnjë marrëdhënie me institucionin e Presidentit të Republikës.
“Zoti Alqi Bllako nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është këshilltar i Presidentit të Republikës dhe nuk ka asnjë marrëdhënie me këtë institucion”, thuhet në reagimin e Zyrës së Shtypit të Presidencës.
Presidenca thekson se sqarimi bëhet me qëllim shmangien e çdo keqinformimi lidhur me përbërjen e kabinetit të Presidentit të Republikës.
