Biblioteka “Thoma Turtulli” në Korçë, me hapësira moderne dhe funksionale për fëmijët

Nga D V
488 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 gusht, Zhurnal.mk – Biblioteka e fëmijëve “Thoma Turtulli” në Korçë është shndërruar në një hapësirë moderne dhe funksionale për fëmijët.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje para dhe pas përfundimit të rikonstruksionit të godinës historike ku është ruajtur identiteti arkitekturor.

Rama shprehet se biblioteka e fëmijëve “Thoma Turtulli” në Korçë është transformuar tërësisht në një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin e fëmijëve.

Rikonstruksioni përfshiu fasadat, çatinë, dyert, dritare dhe gjithçka tjetër të godinës historike që ndër breza u ka shërbyer fëmijëve.

Biblioteka ka tashmë të gjitha hapësirat e nevojshme që nga hapësrirat për të lexuar deri te kinemaja, duke u kthyer në një hapësirë moderne dhe të ngrohtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër