Mesazhi i Presidentit pas kaosit në Tiranë: Vendit i duhet më shumë përgjegjësi, zyra ime mbetet e hapur për dialog

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas përshkallëzimit të tensioneve gjatë protestës së studentëve në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje.

Përmes një reagimi në Facebook, kreu i shtetit thekson se e drejta për protestë paqësore është një nga themelet e demokracisë, ndërsa nënvizon se dhuna nuk mund të përdoret si mjet për të shprehur pakënaqësinë.

“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje. E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit.

Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim. Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, u shpreh Presidenti i Republikës nëpërmjet facebook-ut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër