Tiranë, 14 tetor Zhurnal.mk – 6 efektivë policie të lënduar kanë mbërritur brenda 30 minutash në Spitalin Universitar të Traumës, duke e çuar në nëntë numrin e punonjësve të policisë që po marrin trajtim në urgjencë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, e cila ka ndarë detaje edhe për gjendjen e njërit prej efektivëve të plagosur, 31-vjeçarit me inicialet L.D.
Sipas ministres, efektivi ka pësuar dëmtime serioze në sy, si dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë. Spahiu e ka cilësuar të patolerueshme dhunën ndaj punonjësve të policisë, duke theksuar se akte të tilla rrezikojnë seriozisht sigurinë dhe shëndetin e tyre.
Në reagimin e saj, ministrja ka shprehur gjithashtu mbështetje dhe mirënjohje për mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor që po kujdesen për të lënduarit.
Postimi i plotë
Jam në Spitalin Universitar të Traumës, ku për 30 minuta kanë mbërritur 6 efektivë policie të lënduar, duke çuar në 9 numrin e tyre në urgjencë.
Një prej tyre, L.D 31 vjeç ka dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë.
Dhuna ndaj efektivëve të policisë është e patolerueshme dhe rrezikon seriozisht sigurinë dhe shëndetin e tyre.
Mbështetje dhe mirënjohje për mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin shëndetësor, që po kujdesen me profesionalizëm dhe përkushtim për çdo person të lënduar.
