Kurti – Abdixhiku sërish në tryezë për presidentin

Nga Xh M
1,196 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 gusht Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, janë takuar sërish të shtunën në mbrëmje.

Në këtë takim, sipas raportimeve, ka marrë pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kurti dhe Abdixhiku kanë zhvilluar disa takime deri më tani, por pa arritur një marrëveshje konkrete për zgjidhjen e ngërçit politik. Ndërkaq, në takimin e fundit është bërë e ditur se janë diskutuar edhe disa emra konkretë për postin e presidentit të Kosovës.

Megjithatë, të dy liderët kanë theksuar se nevojiten edhe takime të tjera për të arritur një marrëveshje.

Zgjedhja e presidentit mbetet një nga çështjet kryesore për tejkalimin e krizës institucionale në vend.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër