Real Madridi siguron talentin e radhës, 19-vjeçari pritet të firmos deri në vitin 2030

Nga D V
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Real Madridi ka hedhur një tjetër hap në strategjinë për të ardhmen, duke siguruar shërbimet e mesfushorit 19-vjeçar Sergio Martinez nga Racing Santander.

Klubi madrilen ka aktivizuar klauzolën e lirimit të lojtarit, në vlerën e 3 milionë eurove, duke përmbyllur kështu transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll.

Martinez do ta nisë aventurën e re te Real Madrid Castilla, skuadra e dytë e klubit, ndërsa do të ketë mundësinë të stërvitet edhe me ekipin e parë të drejtuar nga trajneri i “Los Blancos”.

Mesfushori pritet të nënshkruajë kontratë që do ta mbajë në Madrid deri në vitin 2030.

Talenti me origjinë nga Laredo ka kaluar një periudhë të rëndësishme zhvillimi në futbollin spanjoll.

Ai arriti të debutonte në La Liga këtë sezon dhe e nisi aventurën në elitë në mënyrë spektakolare, duke shënuar gol që në paraqitjen e tij të parë.

Racing Santander ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen, duke bërë të ditur se Real Madridi ka paguar të plotë shumën e përcaktuar në klauzolën e lirimit të futbollistit.

Transferimi i Martinezit është pjesë e politikës së Real Madridit për të investuar te lojtarët e rinj me potencial të madh, me synimin për t’i zhvilluar ata përmes Castillas dhe për t’i afruar gradualisht me ekipin e parë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër