Lefkov: LSDM shpërndan panik për ndërtimin e qendrës kombëtare të të dhënave që është obligim për BE dhe mbrojtjen e të dhënave

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 gusht, Zhurnal.mk – LSDM dhe Venko Filipçe shpërndajnë panik për idenë e ndërtimit të qendrave të të dhënave, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp Mile Lefkov, anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe deputet i VMRO‑DPMNE.

Ai theksoi se opozita duhet të bëjë dallim të qartë mes qendrave private dhe qendrës kombëtare shtetërore të të dhënave.

“E para, Filipçe dhe udhëheqja e tij aktuale në SDSM duhet të bëjnë dallim mes qendrave private të të dhënave dhe qendrës kombëtare shtetërore të të dhënave. E dyta, Filipçe është i fundit që mund të kujdeset për interesat e qytetarëve dhe cilësinë e jetës së tyre”, tha Lefkov.

Sipas deputetit të VMRO‑DPMNE, ndërtimi i një objekti të tillë paraqet obligim që del nga Agjenda Reformuese në rrugën drejt BE‑së.

“Shteti ka obligim nga Agjenda Reformuese ose rruga drejt BE për ndërtimin e një qendre kombëtare të të dhënave. Dhe siç kemi informuar, Maqedonia ka një qendër të të dhënave në Prilep që është sekondare, ajo që i duhet është një primare ku në një vend do të ruhen të gjitha të dhënat nga institucionet shtetërore. Pra, qëllimi i kësaj qendre të të dhënave është siguria e të dhënave personale të qytetarëve si dhe siguria e të dhënave nga institucionet shtetërore”, deklaroi Lefkov.

Lefkov drejtoi edhe disa pyetje ndaj partisë opozitare lidhur me qëndrimin e tyre për sigurinë kibernetike.

“A mos janë Filipçe dhe SDSM që shpërndajnë panik kundër sigurisë së të dhënave personale dhe shtetërore? A e di SDSM se kjo është kyçe për sigurinë dhe stabilitetin e shtetit? A e di SDSM se të dhënat e sigurta personale të qytetarëve janë me rëndësi të madhe për realizimin e të drejtave të tyre në baza të ndryshme si shëndetësore, sociale e të ngjashme?”, pyeti ai.

Ai shtoi se siguria kibernetike është segment kyç për çdo shtet modern.

“Siguria kibernetike ose mbrojtja nga sulmet ndaj sistemit të të dhënave është tipar i çdo shteti modern. Dhe zakonisht ndërsa VMRO‑DPMNE kujdeset për çdo qytetar dhe për shtetin, SDSM kërkon mënyra për realizimin e interesave të individëve”, përfundoi Lefkov.

artikuj të ndërlidhura