Ministria Financave: Qeveria miratoi ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 nëntor, Zhurnal.mk – Qeveria sot në mbledhje miratoi Propozim-ribalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, në të cilin janë përfshirë rialokime të caktuara. Propozimi i plotësuar miratohet pas përfundimit të debatit në Komisionin parlamentar për Financim dhe Buxhet dhe do t’i dërgohet sërish Kuvendit për miratim në seancë plenare.

Me ribalancin e plotësuar janë bërë rialokime ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë me qëllim harmonizimin e realizimit me shumat e planifikuara deri në fund të vitit dhe realizimin e pagesave prioritare.

Sipas ndryshimeve të propozuara, të hyrat e përgjithshme projektohen në 374,2 miliardë denarë, që është rreth 5,3 miliardë denarë më pak krahasuar me projeksionet e mëparshme. Shpenzimet e përgjithshme zvogëlohen për të njëjtën shumë dhe planifikohen në 420,5 miliardë denarë. Deficiti buxhetor mbetet në nivelin prej 46,3 miliardë denarësh, përkatësisht 3,9 për qind e BPV-së.

Projeksioni për rritjen ekonomike me ribalancin e propozuar për vitin 2026 është 4,3 për qind.

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Buxhetit për vitin 2026 kanë për qëllim harmonizimin me kushtet e reja ekonomike, realizimet gjatë vitit dhe dinamikën reale të realizimit të shpenzimeve.

artikuj të ndërlidhura