Anis Mehmeti refuzon ofertën e radhës, objektivi i tij është Liga Premier

Nga D V
521 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Anis Mehmeti ka refuzuar një tjetër mundësi për të vazhduar karrierën në Championship, pasi sulmuesi shqiptar dëshiron të bëjë hapin drejt Ligës Premier.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Mehmeti ka vendosur të mos pranojë ofertën e Wrexhamit, pavarësisht se klubi uellsian kishte arritur marrëveshje me Ipswich Town për transferimin e tij.

“Për momentin, Anis Mehmeti nuk ka dashur të luajë në Championship. Mehmeti ka refuzuar gjithashtu Wrexhamin, pasi ata kishin arritur marrëveshje me Ipswich Town”, ka raportuar Jacobs.

Mehmeti, i cili është pjesë e Ipswich Town, ka fituar vëmendje gjatë viteve të fundit me paraqitjet e tij në futbollin anglez dhe tashmë duket se objektivi i tij është të luajë në elitën e futbollit anglez.

Refuzimi i Wrexhamit e lë të hapur të ardhmen e 25-vjeçarit, i cili mund të shqyrtojë oferta të tjera para mbylljes së afatit kalimtar.

Nëse synimi i tij është Liga Premier, pritet që ditët e fundit të afatit kalimtar të sjellin zhvillime të reja rreth të ardhmes së sulmuesit shqiptar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër