Qamili me garanci të qartë: Uji në katër fshatrat e Tetovës do të menaxhohet nga banorët

Nga D V
1,008 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 gusht, Zhurnal.mk – Zv/kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka dalë me një garanci të qartë për banorët e Porojit, Xhepçishtit, Reçicës së Madhe dhe Reçicës së Vogël.

Menaxhimi dhe mirëmbajtja e ujit do të mbetet në duart e bashkësive lokale të këtyre fshatrave.

Qamili akuzon për propagandë ata që, sipas tij, “po përpiqen të krijojnë frikë dhe pasiguri te banorët duke pretenduar se uji do të menaxhohet nga Komuna e Tetovës”.

“Si Komunë e Tetovës jemi duke punuar në funksionalizimin dhe formalizimin e Bashkësive lokale dhe për këtë kemi edhe Grup pune. E garantoj publikisht: uji në këto fshatra do të menaxhohet nga Bashkësitë lokale të këtyre fshatrave”, tha Qamili.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave.

“Çdo interpretim tjetër është propagandë dhe gënjeshtër. Banorët e Porojit, Xhepçishtit, Reçicës së Madhe dhe Reçicës së Vogël duhet ta dinë të vërtetën dhe të mos mashtrohen me informacione të pavërteta. Komuna është duke punuar për një zgjidhje të qartë dhe funksionale, ku përgjegjësia për ujin do të jetë te Bashkësitë lokale të këtyre fshatrave”, deklaroi mes tjerash, Qamili.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër