Mexhiti: Shkollat fillore në Çair pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja

Nga I.A
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, vizitoi SHF “Hasan Prishtina” dhe uroi nxënësit për 1 Shtatorin.

Mexhiti njoftoi se këtë vit shkollat fillore të komunës do të pajisen me 1.600 karrige dhe 800 banka të reja. Sipas tij, së bashku me donacionin e vitit të kaluar, janë siguruar gjithsej 2.000 karrige dhe 1.000 banka, duke rinovuar rreth 60% të inventarit shkollor.

Ai falënderoi kompaninë Eftinija për donacionin, ndërsa nxënësve iu shpërndanë edhe pako me mjete shkollore.

Postimi i plotë këtu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër