Rekord i pazakontë Guinness: 254 rrotulla letre higjienike të balancuara mbi kokë

Nga D V
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

David Rush ka vendosur një tjetër rekord të çuditshëm Guinness, duke balancuar plot 254 rrotulla letre higjienike mbi kokë, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm.

Rush, i cili mban më shumë se 200 rekorde Guinness, e kishte vendosur për herë të parë këtë rekord në vitin 2021, kur arriti të mbante 101 rrotulla mbi kokë.

Pasi e humbi titullin, ai e riktheu atë në maj të vitit 2025, duke balancuar 195 rrotulla. Por ambicia e tij nuk u ndal këtu.

Në një përpjekje të zhvilluar në tetor 2025, Rush arriti të mbajë në ekuilibër 254 rrotulla, duke e çuar rekordin në një nivel të ri.

Për të ndërtuar këtë “kullë” gjigante letre, u përdorën ndarëse kartoni të lejuara nga rregullat, ndërsa u deshën edhe disa persona për ta ngritur strukturën mbi kokën e tij.

“Në provën e parë, lëkundjet u shfaqën dhe qindra rrotulla u shpërndanë në dysheme”, tregoi Rush.

Por në përpjekjen e dytë, ai ia doli. Rush duhej ta mbante strukturën të balancuar për të paktën 30 sekonda për të thyer rekordin. Në vend të kësaj, ai e mbajti kullën prej 254 rrotullash mbi ballë për 1 minutë e 12 sekonda. /Telegrafi/

– YouTube  www.youtube.com

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër