Berisha vizitë në SHBA, takim me shqiptarët më 6 shtator në New Jersey

Nga D V
886 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale, zhvillimin e një takimi me shqiptarët e Amerikës, pas më shumë se 5 vitesh i shpallur “non grata”.

“Freedom Works”, takimi me shqiptarët e Amerikës, do të mbahet të dielën, më 6 shtator, në orën 11:00, në Bergen Performing Arts Center, në Englewood, New Jersey.

Sipas njoftimit të publikuar nga Berisha, aktiviteti do të zhvillohet në adresën 30 N Van Brunt St, Englewood, NJ 07631.

Zyra e shtypit në Partinë Demokratike bëri me dije se ky takim pritet të jetë një tjetër moment i komunikimit të drejtpërdrejtë të Berishës me diasporën shqiptare në SHBA, duke vendosur në fokus marrëdhënien me komunitetin shqiptar përtej Atlantikut dhe mesazhet politike që do të përcillen gjatë këtij aktiviteti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër