Kida dhe Ajbi, në vallëzimin e tyre të parë si çift i sapomartuar

Nga Xh M
722 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas ceremonisë së kurorëzimit ku u shoqërua nga prindërit drejt altarit, Kida dhe Ajbi kanë bërë vallëzimin e tyre të parë si çift i martuar.

Për këtë pjesë të festës, këngëtarja zgjodhi një ndryshim në dukje duke i lënë flokët e gjatë të lëshuar.

Ajo u paraqit me një fustan të bardhë me korse e bisht të gjatë, të kombinuar me doreza sateni, ndërsa Ajbi mbante një kostum të zi klasik me papion.

Vallëzimi u zhvillua në ambientin e vilës luksoze në Romë, i dekoruar me lule e qirinj dhe nën ndriçimin me nuanca rozë, mes duartrokitjeve të të pranishmëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër