Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Nga D V
947 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 shtator, Zhurnal.mk – Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend më 21 mars 2018, raporton Betimi për Drejtësi.

Sveçla u shpall fajtor për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërkaq, për veprën “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për shkak të parashkrimit.

Vendimi për dënimin e Sveçlës pritet të shpallet më 8 shtator 2026, pas paraqitjes së rrethanave lehtësuese dhe rënduese nga palët.

Në seancën e së mërkurës Sveçla mungoi, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij, Laur Prenaj.

Në rastin për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend akuzohen edhe Fitore Pacolli-Dalipi, Salih Zyba dhe Drita Millaku.

Procedura ndaj Sveçlës ishte veçuar nga ajo ndaj të akuzuarve të tjerë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër