Nuk e votojnë Sejdiun për president, Grenell mbështet gjashtë deputetët e LDK-së

Nga D V
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 2 shtator, Zhurnal.mk – Ish emisari amerikan Ballkanin, Richard Grenell ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Ai ka mbështetur gjashtë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kanë deklaruar se nuk do ta votojnë kandidatin për president, Bekim Sejdiun.

Grenell në një postim në rrjetin X ka publikuar një fotografi të gjashtë kandidatëve të LDK-së me një mbishkrim.

“Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të mëdhenj të Amerikës”, ka shkruar ai.

Gjashtë deputetë të LDK-së – Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri – kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Bekim Sejdiun për president.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër