Ishin modelet ato që pothuajse e vodhën gjithë vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia mbrëmjen e sotme, teksa Kendall Jenner shkëlqeu në premierën e filmit “Wild Horse Nine” me një paraqitje spektakolare.
Ylli i modës, 30 vjeçe, zgjodhi të rikthehej pas në kohë me një fustan të përjetshëm të viteve ’90, duke lënë mënjanë veshjet më moderne teksa bëri paraqitjen e saj në tapetin e kuq, shkruan DailyMail.
Kendall vuri në pah linjat e saj trupore prej modeleje me një fustan nga koleksioni i Giorgio Armani-t i vitit 1995. Ajo gjithashtu ndaloi për t’u dhënë autografe fansave që e prisnin në festival.
Modelja, e cila është ambasadore e Armani Beauty në këtë festival, e kompletoi paraqitjen e saj elegante me bizhuteri diamanti nga Briony Raymond.
Ashtu si shumë modele të tjera, Kendall shfrytëzoi në maksimum paraqitjen e saj në Venecia, pavarësisht se nuk ka një rol në filmin e Martin McDonagh. Në tapetin e kuq ajo u shoqërua edhe nga modelja Stella Maxwell, e cila zgjodhi një fustan të zi prej dantelle, mjaft të hapur.
“Wild Horse Nine” ka në kast Parker Posey, John Malkovich, Sam Rockwell dhe Steve Buscemi, ndërsa shënon rikthimin e Martin McDonagh në regji, për herë të parë që nga filmi i vlerësuar i vitit 2022, “The Banshees of Inisherin”, i cili mori disa nominime për çmimet Oscar.
Filmi zhvillohet në vitin 1973, pak para grushtit të shtetit në Kili, dhe ndjek dy agjentë të CIA-s, Chris dhe Lee, të cilët dërgohen nga Santiago drejt Ishullit të Pashkëve nga shefi i tyre, MJ.
Mes statujave ikonike të ishullit dhe teksa dy partnerët prej kohësh përballen me të kaluarën e tyre të errët dhe komplotet e së tashmes, lidhja e re e Chris me dy studentë rebelë kërcënon ta çojë misionin e tyre në këtë parajsë të largët në një drejtim të papritur.
Filmi do të konkurrojë për çmimin prestigjioz “Luani i Artë”, ndërsa në kinema pritet të publikohet më 6 nëntor.
Ndërkohë, Kendall pritet të marrë pjesë në një sërë eventesh të Armani-t gjatë ditëve në vijim, por me shumë gjasa nuk do të shoqërohet nga partneri i saj i ri, Jacob Elordi.
Aktori i “Wuthering Heights” mori pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia vitin e kaluar për të promovuar filmin e tij “Frankenstein”, por nuk pritet të jetë i pranishëm në edicionin e këtij viti.
Jacob ka shijuar një periudhë pushimi pas një viti të ngarkuar në ekranin e madh, që përfshiu rolin e tij të nominuar për Oscar në “Frankenstein” si dhe filmin e shumëpritur “Wuthering Heights”.
Gjatë kohës së lirë, aktori ka kaluar kohë me Kendall në Londër, Hollywood dhe Australi.
Çifti e bëri publike lidhjen e tyre në prill, kur u fotografuan duke u puthur pasionant në festën pas performancës së Justin Bieber në Coachella. Dyshohet se ata u njohën falë motrës së vogël të Kendall, Kylie Jenner.









