Tiranë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Për maturantët që ende nuk janë regjistruar në universitet për vitin akademik 2026-2027 më 9 shtator rihapen aplikimet për Formularin A1Z në platformën e-Albania.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, aplikimet do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 16:00.
Maturantët që nuk kanë përfunduar ende procesin e regjistrimit në universitet mund të aplikojnë online përmes platformës e-Albania, duke plotësuar Formularin A1Z brenda orarit të përcaktuar.
Rihapja e aplikimeve synon t’u japë një mundësi të fundit maturantëve që nuk kanë arritur të regjistrohen gjatë fazave të mëparshme, për të vijuar procedurat për ndjekjen e studimeve universitare në vitin akademik 2026-2027.

