Marrëveshja e Abdixhikut me Kurtin, Haziri: Janë edhe 6 deputetë të tjerë me hezitime serioze

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 4 shtator Zhurnal.mk – Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se janë edhe gjashtë deputetë të tjerë të kësaj partie me hezitime serioze sa i përket marrëveshjes së arritur mes Lumir Abdixhikut e Albin Kurtit për kandidatin konensual për president.

Ai në një intervistë në Vox Kosova mes tjerash zbuloi se Abdixhiku e dinte se emri i Bekim Sejdiut nuk i kishte gjithë votat e LDK-së.

“Më e rëndësishme është LDK për mu se një emër i përveçshëm. Pse duhet me dhanë LDK-në për një emër, pse duhet me u bë më i vlefshëm një emër se 10 vetë. Nuk ka këtu gjashtë vetë, janë edhe gjashtë të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12.

Unë jam me LDK-në, çdo emër është më i vlefshëm për mu. Më i vlefshëm është për mu, se Kujtim Shala nuk ka emër tjetër që unë e diskutoj”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër