Kasami uron 8 Shtatorin: Shtet i lirë, demokratik dhe i barabartë për të gjithë

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 shtator, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka uruar qytetarët me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në urimin e tij, Kasami e ka cilësuar 8 Shtatorin si një nga datat më të rëndësishme të vendit, duke theksuar vullnetin e qytetarëve për ndërtimin e një shteti të lirë dhe demokratik.

“Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme të vendit tonë, 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo ditë na kujton vullnetin e qytetarëve për të ndërtuar një shtet të lirë, demokratik dhe të barabartë për të gjithë. Urime!”, ka shkruar Kasami.

Ai ka përcjellë kështu urimet për qytetarët me rastin e 8 Shtatorit, duke vënë në pah rëndësinë e barazisë dhe demokracisë në ndërtimin e së ardhmes së vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër