Pamela Anderson mahnit me veshjen vjollcë në tapetin e kuq në Venecia

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pamela Anderson tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, ku u shfaq me një veshje prej shifoni në ngjyrë vjollcë të çelët.

Aktorja 59-vjeçare kishte zgjedhur një bluzë të lehtë prej shifoni, një fund të gjatë dhe një çantë në të njëjtën nuancë.

Pamjen e kompletoi me flokët biondë platini të stiluar në kaçurrela të buta dhe grim të thjeshtë e elegant. Në tapetin e kuq ajo u shfaq përkrah regjisorit Taika Waititi, shkruan DailyMail.

Më herët gjatë ditës, Anderson u fotografua jashtë Hotel Excelsior me një kostum të zi, të kombinuar me një bluzë të bardhë me pala, ndërsa përshëndeti fansat që e prisnin.

Pamela ndodhet në Venecia për të promovuar filmin e saj të ri “Place To Be” dhe për të marrë një çmim prestigjioz në galanë e amfAR.

Një natë më parë, ajo kishte tërhequr vëmendjen edhe me një fustan sateni ngjyrë portokalli dhe kishte zgjedhur të shfaqej pa grim në tapetin e kuq.

Anderson, e njohur ndërkombëtarisht për rolin e CJ Parker në “Baywatch”, ka thënë së fundmi se seriali i dha asaj shumë mundësi dhe ekspozim në mbarë botën. Megjithatë, ajo ka bërë të qartë se nuk ka plane të rikthehet në “Baywatch”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër