Trump: AfD-ja në Gjermani është “në rritje” pas fitores në zgjedhje

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 9 shtator, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan Donald Trump uroi dje partinë e ekstremit të djathtë në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD), për fitoren në zgjedhjet në landin Saksoni-Anhalt, duke deklaruar se partia është “në rritje”.

Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”, Trump e quajti AfD-në një “parti populiste” dhe tha se mbështetësit e saj janë të lodhur nga rregullat “absolutisht të tmerrshme” të Gjermanisë për emigracionin.

Trump shkroi se AfD-ja dhe mbështetësit e saj janë në rritje dhe nuk do ta pranojnë më këtë situatë.

Ai e mbylli postimin me shprehjen “MGGA”, që duket se nënkupton “Make Germany Great Again”, një version i sloganit të tij “Make America Great Again” (MAGA).

Trump reagoi edhe gjatë natës së zgjedhjeve, duke publikuar një grafik që tregonte fitoren e AfD-së në Saksoni-Anhalt.

Marrëdhëniet mes AfD-së dhe administratës amerikane janë afruar, që prej rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, e ka cilësuar Trump një model për t’u ndjekur.

Në shkurt 2025, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u takua me Weidel në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Vance kritikoi përjashtimin e partive populiste nga skena politike dhe paralajmëroi se kjo mund të nënkuptojë shpërfilljen e vullnetit të miliona votuesve gjermanë.

Trump ka ndjekur gjatë mandatit të dytë, një politikë të ashpër ndaj emigracionit dhe ka kritikuar vazhdimisht politikat e Gjermanisë për azilin dhe migracionin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër