Polonia siguron miliarda dollarë kredi nga SHBA-ja për pajisje ushtarake

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Varshavë, 9 shtator, Zhurnal.mk – Polonia do të marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një kredi me vlerë miliarda dollarë për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane.

Marrëveshja parashikon një kredi prej 3,44 miliardë eurosh (4 miliardë dollarë) përmes programit amerikan Financimi Ushtarak i Huaj (FMF).

Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, tha se fondet do të përdoren për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane, përfshirë tanket “Abrams”, avionët luftarakë F-16 dhe helikopterët “Apache”.

Sipas zyrtarit amerikan Thomas DiNanno, kjo është marrëveshja e gjashtë e Polonisë në kuadër të programit FMF.

Me këtë marrëveshje, vlera totale e kredive amerikane për Poloninë arrin në rreth 17,2 miliardë euro.

Polonia, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, është një nga mbështetësit kryesorë të Ukrainës në luftën kundër pushtimit rus.

Varshava e konsideron Rusinë një kërcënim për sigurinë e saj dhe vitet e fundit ka rritur ndjeshëm shpenzimet dhe kapacitetet e saj ushtarake.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër