Ministri Gonxhja: Shqipëria po konsolidohet si pikë takimi për industrinë globale audiovizuale

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 shtator Zhurnal.mk – Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri sot të ditur se së bashku me Jonid Jorgjin, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, zhvilluan një takim me një grup artistësh dhe kineastësh nga SHBA-ja dhe Kanadaja, mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushën e kinematografisë.

Sipas ministrit, në fokus të diskutimeve ishin bashkëprodhimet filmike, krijimi i urave të reja për projekte të përbashkëta, si dhe edukimi dhe zhvillimi profesional përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe krijimit të mundësive të reja për brezin e ri të kineastëve tanë.

Gonxhja theksoi se, “Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një pikë takimi dinamike për industrinë globale audiovizuale, ku talenti vendas dhe përvoja ndërkombëtare bashkohen për të krijuar art pa kufij”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër