Mexhiti në shfaqjen “Babai”: Mirënjohje për Bajrush Mjakun për 53 vite në skenën shqiptare

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 shtator Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i Vlen dhe kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sonte ka ndjekur shfaqjen teatrale “Babai”, në një mbrëmje të veçantë kushtuar 53-vjetorit të karrierës artistike të aktorit të njohur Bajrush Mjaku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Mjakut në teatrin shqiptar, duke theksuar se më shumë se pesë dekada në skenë kanë lënë pas role dhe interpretime që kanë hyrë në historinë e artit shqiptar.

“Pesë dekada e më shumë në skenë, me role që kanë lënë gjurmë dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin shqiptar”, ka shkruar Mexhiti.

Shfaqja “Babai”, e cila trajton një temë të ndjeshme si sëmundja e Alzheimerit dhe marrëdhënien me prindin, sipas Mexhitit ishte një tjetër dëshmi e fuqisë artistike të Bajrush Mjakut për të përcjellë emocione të forta dhe për ta prekur publikun përmes artit.

Në këtë mbrëmje të veçantë, Mexhiti ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për aktorin e njohur shqiptar për dekadat e tij në skenë dhe kontributin e çmuar në zhvillimin e teatrit shqiptar.

“Respekt dhe mirënjohje për ty Bajrush, për 53 vjet art, role dhe kontribut të çmuar në skenën shqiptare”, ka përfunduar Mexhiti.

https://www.facebook.com/share/p/1BrNyG2WXa/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër