Pesë të vdekur dhe 87 të zhdukur pas zjarrit në një traget

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Manila, 10 shtator, Zhurnal.mk – Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 87 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget pasagjerësh u përfshi nga zjarri, pranë brigjeve të provincës Palawan në Filipine, njoftuan sot autoritetet.

Zëdhënësja e Rojës Bregdetare të Filipineve, Noemie Cayabyab, tha se 42 persona të tjerë kishin arritur të shpëtoheshin.

Ajo theksoi se shifrat mund të ndryshojnë, pasi operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende.

Trageti “MV June Aster” po udhëtonte nga kryeqyteti i Manilas drejt qytetit turistik Coron dje në mbrëmje, kur papritur mori flakë rreth 2 kilometra larg bregut. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet.

Sipas autoriteteve, në bord besohet se ndodheshin 134 persona, ndërsa “Agjencia Filipine e Lajmeve” raportoi se trageti kishte 117 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit.

Në operacionin e shpëtimit janë përfshirë Roja Bregdetare, shërbimet zjarrfikëse dhe anije të tjera, që ndodheshin në zonë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit dhe po verifikojnë nëse janë shkelur rregullat e sigurisë.

Ndër të tjera, po shqyrtohet nëse trageti kishte më shumë persona se kapaciteti i lejuar dhe nëse të gjithë pasagjerëve u ishin dhënë jelekë shpëtimi.

Coron, i vendosur në ishullin Busuanga, është një destinacion i njohur ndërkombëtar turistik, veçanërisht për plazhet, peizazhet me shkëmbinj gëlqerorë dhe zonat e zhytjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër