Ikona e muzikës shqipe, Adelina Ismaili publikon një fotografi të rrallë saj në vitet e 80-ta

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Artistja ikonike shqiptare, Adelina Ismaili, ka befasuar me një postim të fundit në Instagram.

Këngëtarja e shumë hiteve ka publikuar një fotografi të rrallë nga vitet 80-ta, pikërisht në kohën kur rrjetet sociale janë pushtuar nga trendi i fotografive të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale, që tregojnë se si do të dukeshin njerëzit në atë dekadë.

Ismaili e ka ndarë fotografinë në llogarinë e saj në Instagram, duke i bashkëngjitur edhe një përshkrim.

“Nuk ka nevojë për filter të viteve 80-ta”, ka shkruar artistja e njohur dhe shumë e dashur për publikun.

Në fotografi, Adelina shihet në moshë të re, e veshur me një fustan të verdhë dhe duke pozuar para kamerës.

Adelina Ismaili është një prej artisteve shqiptare me një karrierë prej katër dekadash. Ajo e nisi rrugëtimin e saj muzikor që në moshë të vogël dhe përgjatë karrierës ka sjellë hite të shumta, duke u shndërruar në një ikonë të muzikës shqiptare.

Që nga vitet 90-ta, ajo është dalluar për stilin e saj të veçantë dhe për thyerjen e tabuve në skenën shqiptare. Me kalimin e viteve, Adelina ka krijuar një bazë të gjerë fansash, duke u bërë një emër i njohur dhe i dashur për disa gjenerata, duke përfshirë edhe brezin Gen Z.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër