Vizita e Berishës në Teksas, lideri i PD-së ndan momentet e takimit me disa figura politike në SHBA

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Teksas, 10 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nderuar me “Çelësin e Qytetit” të Mesquite, në Teksas, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vlerësimi iu dorëzua Berishës nga kryebashkiaku i Mesquite, Daniel Aleman Jr., i cili gjatë ceremonisë e cilësoi “Çelësin e Qytetit” si nderimin më të lartë qytetar që bashkia mund t’i akordojë një personi.

Sipas kryebashkiakut Aleman, ky vlerësim shpreh respektin dhe besimin ndaj Berishës, si dhe marrëdhëniet e veçanta mes komunitetit të Mesquite dhe shqiptarëve.

Në kuadër të vizitës në SHBA, Berisha ka publikuar në rrjetet sociale edhe disa fotografi nga takimet e zhvilluara me figura të njohura të politikës amerikane.

Në një prej fotove, Berisha shfaqet së bashku me Ed Martin, përfaqësues i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, i ngarkuar nga administrata Trump me çështje që lidhen me luftën kundër përdorimit të drejtësisë si armë politike. Në takim ishte edhe Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër