Vazhdon sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet për seancën konstituive të Legjislaturës së 11-të.

Deputetët do të mblidhen në ora 11:00, ndërsa pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kujtojmë se në seancën e mbajtur të mërkurën, Kuvendi zgjodhi Albulena Haxhiun kryetare të re të Kuvendit të Kosovës. Haxhiu mori besimin e 62 deputetëve.

Seanca konstituive ishte shtyrë pas deklaratës së deputetit serb, Igor Simiq, i cili gjatë fjalimit në Kuvend deklaroi se propozimi bëhej “në emër të popullit serb”.

Shtyrjen e seancës e kishte njoftuar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër