Haxhiu: S’ka dakordim për votim në pako të nënkryetarëve – votohen veç e veç

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 shtator, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit do të votohen veç e veç, pasi nuk ka dakordim që votimi të bëhet në pako, raporton Ekonomia Online.

Pas diskutimit me shefat e Grupeve Parlamentare për mënyrën se si do të vazhdohet me votimin e nënkryetarëve, Haxhiu tha se kjo është forma e vetme që ka mbetur, në mungesë të një dakordimi për votim në pako.

“Duke qenë që nuk ka një dakordim për votim në pako, forma e vetme është që të votohet veç e veç të kandidatëve për nënkryetar”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se të mërkurën, kjo seancë u ndërpre për shkak të mospajtimeve të subjekteve politike për këtë çështje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër