Kallëzim penal ndaj dy personave për vrasjen në Shkup

Nga I.A
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 shtator, Zhurnal.mk – Njësiti për Krim të Dhunshëm – Departamenti për Delikte të Gjakut dhe Seksuale pranë SPB Shkupit ka ngritur kallëzim penal ndaj R.K. dhe I.S., të dyshuar për kryerjen e veprës penale „vrasje“.

Kallëzimi penal, i dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, lidhet me ngjarjen e ndodhur më 6 shtator 2026, rreth orës 23:30, në afërsi të kryqëzimit të rrugëve „Prohor Pçinski“ dhe „Vojdan Çernodrinski“ në Shkup.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy persona është shtënë me armë zjarri në drejtim të një grupi personash.

Gjatë të shtënave, me plumb është goditur A.M., 26-vjeçar nga Shkupi. Ai është transportuar me automjet të Ndihmës së Shpejtë në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“, por, pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ka ndërruar jetë.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se kallëzimi penal ndaj dy të dyshuarve është ngritur pas masave dhe veprimeve të ndërmarra nga njësitë kompetente policore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër