Shkup, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Tekst integral nga publikimi i Monika Zajkovës, kryetare e PLD-së dhe deputete në Kuvendin e Maqedonisë.
“Edhe kjo nuk do t’ju kalojë kaq lehtë!
Si grua, por mbi të gjitha si njeri, jam e revoltuar!
Kërkoj përgjigje konkrete për rastin e vajzës së rrahur brutalisht në Ohër!
MPB-ja fillimisht ka paraqitur kallëzim penal për LËNDIM TË RËNDË TRUPOR, sipas nenit 131 paragrafi 3 të Kodit Penal. Prokuroria më pas ka ngritur aktakuzë për LËNDIM TRUPOR, së bashku me edhe dy vepra të tjera penale: privim kundërligjor nga liria dhe rrezikim të sigurisë.
Vajza, sipas informacioneve të MPB-së, është sulmuar fizikisht dhe ka humbur vetëdijen!
A DO TË SHPJEGOJË DIKUSH SI NGA LËNDIM I RËNDË TRUPOR ARRITËM TE LËNDIM TRUPOR?!
Prokuroria njoftoi se është kryer ekspertizë mjekësore. Kërkoj të shpjegohet nëse janë marrë parasysh të gjitha lëndimet, mënyra e shkaktimit të goditjeve dhe humbja e vetëdijes, si dhe cilat gjetje konkrete mjekësore e arsyetojnë ndryshimin e kualifikimit.
Nuk akuzoj askënd paraprakisht, por kërkoj të hiqet çdo dyshim se pesha e dhunës është minimizuar!
PROKURORIA TË BËJË PUBLIKE SIPAS CILIT NEN DHE PARAGRAF ËSHTË NGRITUR AKTAKUZA!
Sepse, nëse me ndryshimin e kualifikimit nga neni 131 paragrafi 3 është ngritur aktakuza, ekziston rreziku që dënimi maksimal me burg për veprën që lidhet me lëndimin të ulet nga DHJETË në PESË VJET!
Dhe jo, nuk guxojmë të harrojmë kaq shpejt atë që ndodhi në Staro Nagoriçan!
Vetëm pak muaj më parë, Maqedonia u përball me një rast të vrasjeve serike të grave. Sot kemi aktakuzë për KATËR VRASJE DHE DY TENTATIVA PËR VRASJE!
E dini çfarë është më e tmerrshmja? Disa nga gratë ishin varrosur pa u përcaktuar fillimisht se kishin vdekur nga vdekje e dhunshme! Më vonë është dashur të kryhen zhvarrime, autopsi dhe ekspertiza shtesë, pas të cilave te dy nga gratë e zhvarrosura është konstatuar se kishin qenë viktima të vrasjes!
TA MENDONI! GRA JANË VRARË, JANË VARRROSUR, E MË PAS ËSHTË DASHUR T’I ZHVARRIM SËRISH PËR TË PËRCAKTUAR TË VËRTETËN!
Për lëshime të mundshme në përcaktimin e shkaqeve të vdekjes janë paraqitur kallëzime penale edhe kundër dy verifikuesve të vdekjeve.
Dhe pas një përvoje të tillë, a nuk është e arsyeshme të kërkojmë kujdes maksimal, profesionalizëm dhe themelshmëri në çdo ekspertizë mjekësore dhe në çdo vendim të prokurorisë?!
Edhe sa herë duhet të dëshmohet se lëshimet në përcaktimin e së vërtetës mund të kenë pasoja të tmerrshme?!
Dhe sërish e shtroj pyetjen që e bëra edhe dje:
A JANË SEKUESTRUAR DHE EKSPERTIZUAR NË MËNYRË DIGJITALE-FORENZIKE TELEFONAT MOBILË?
A janë siguruar dhe verifikuar komunikimet elektronike, thirrjet telefonike dhe mesazhet ndërmjet të akuzuarit dhe personave me të cilët ka komunikuar pas sulmit?
A janë hetuar të gjitha pretendimet për udhëzime të mundshme për fshehjen e gjurmëve, ndikim mbi dëshmitarët ose ndryshimin e raporteve mjekësore?
A është angazhuar sektori kompetent për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale?
A po heton Prokuroria ekzistencën e mundshme të veprës penale ‘Ndihmë kryerësit pas kryerjes së veprës penale’?
Theksoj se nëse dikush me vetëdije ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve, fshehjen e provave ose shmangien e përgjegjësisë penale, roli i tij duhet të hetohet dhe të veprohet sipas ligjit, pa marrë parasysh se prind, i afërm apo mik i kujt është!
Dhe edhe një pyetje tjetër që nuk guxon të mbetet pa përgjigje!
PSE PROKURORIA FILLEMISHT KA KËRKUAR VETËM MASA KUJDESI, E MË PAS PARABURGIM?!
Kush e ka bërë vlerësimin fillestar të rrezikut? A janë marrë parasysh pesha e sulmit, siguria e viktimës, rreziku i përsëritjes së dhunës dhe mundësia e ndikimit mbi dëshmitarët?
Çfarë saktësisht ka ndryshuar në një kohë kaq të shkurtër? Cilat kanë qenë rrethanat e reja për shkak të të cilave i akuzuari është ndaluar sërish dhe është kërkuar paraburgim?
A ka qenë vlerësimi fillestar i prokurorisë profesional, ligjor dhe në përputhje me rrezikun?
Kërkoj që organet kompetente të prokurorisë ta rishqyrtojnë edhe trajtimin e këtij lënde, dhe nëse konstatohen lëshime profesionale ose paligjshmëri, të iniciohet procedurë për PËRGJEGJËSI!
Viktima meriton mbrojtje, drejtësi dhe dinjitet. Jo pasiguri të re dhe vuajtje shtesë!”, thuhet në reagimin e Zajkovës.
