Aksidentohet treni me pasagjerë në Francë

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Cléon, 11 shtator Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në veri-perëndim të Francës, ku një tren pasagjerësh doli nga shinat pranë zonave Cléon dhe Tourville-la-Rivière, duke lënë të paktën 20 persona të plagosur.

Treni, i cili po udhëtonte në linjën nga Rouen drejt Caen, transportonte rreth 180 deri në 200 pasagjerë në momentin e ngjarjes. Shifrat e para u konfirmuan nga autoritetet vendore dhe ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, ndërsa ekipet e urgjencës u mobilizuan menjëherë në vendngjarje për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për të evakuuar udhëtarët e tjerë.

Si pasojë e këtij incidenti, autoritetet pezulluan menjëherë qarkullimin hekurudhor në të gjithë segmentin mes Rouen dhe Caen, si dhe në shërbimet lidhëse mes Caen dhe Le Havre. Grupet hetimore kanë nisur punën në terren për përcaktimin e shkaqeve teknike ose faktorëve të tjerë që çuan në daljen e trenit nga shinat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër