14
Roskovec, 12 shtator Zhurnal.mk – Një stuhi e fortë ka përfshirë mesditën e sotme qytetin e Roskovecit dhe fshatrat përreth.
Si pasojë e stuhisë, disa pemë u thyen dhe ranë në aksin rrugor Vidhisht–Roskovec, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Punonjësit e Bashkisë Roskovec kanë nisur punën për largimin e pemëve dhe pastrimin e rrugës, me qëllim rikthimin e normalitetit në qarkullim.
Deri tani, nuk raportohen dëme të tjera të shkaktuara nga stuhia.
