Skenari për 27 dhjetorin, Gjini: Nëse doni, shkojmë në zgjedhje

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pak minuta para se të nisë seanca konstituive e së dielës, ku në rend dite është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Gjini ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, duke thënë se ka qenë e qartë se Lëvizja Vetëvendosje synon që zgjedhjet e reja të mbahen më 27 dhjetor.

“Ju kemi thënë, po e ndjekin datën 27 dhjetor. Prej sot, 60 ditë afat për zgjedhje të presidentit, plus deri në 45 ditë zgjedhjet. Tash e ka 27 dhjetorin që e ka kërkuar. Nuk kanë pasur problem as me Vlora Çitakun as me Kujtim Shalën, as me “popullin serb”. Problemi ka qenë me e mbërri datën e sotme. Afatin.”, ka shkruar Gjini.

Ai ka thënë se qytetarët e kanë kuptuar skenarin e Kurtit.

“Tashmë qytetarët e dinë se është mashtrues e manipulator. Nëse doni, shkojmë në zgjedhje! Mos u frikësoni prej zgjedhjeve!”, ka thënë Gjini.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër