Tahiri: Ende nuk kemi vendosur nëse PDK-ja do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit

Nga Xh M
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 shtator Zhurnal.mk – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, nuk ka treguar nëse PDK-ja do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kjo vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se në seancën e sotme do t’i votojë nënkryetarët e PDK-së dhe LDK-së.

I pyetur nëse deputetët e PDK-së do të jenë pjesë e seancës, Tahiri tha se grupi parlamentar është duke zhvilluar takim dhe se vendimi do të bëhet i ditur së shpejti.

“Ju kërkojmë me prit që me pa komunikatën, edhe grupi është në takim. Kështu që shumë shpejt dalim me komunikatë”, tha Tahiri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër